Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci vizitoi Qendrën Administrative, Rezidenciale e Protokollare të Kosovës në Gërmi
, 17.08.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, vizitoi sot Qendrën Administrative, Rezidenciale e Protokollare të Kosovës në Gërmi. Me këtë rast ai u interesua për ecurinë e punëve në ndërtimin e këtij objekti.
Kryetari Daci tha se kjo Qendër ka kohë që ishte e nevojshme për punën e institucioneve të Kosovës, me një rëndësi të veçantë edhe për pritjen e delegacioneve të huaja që vizitojnë Kosovën, si dhe për aktivitetet e ndryshme të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Kryetari Nexhat Daci potencoi domosdoshmërinë e respektimit të afateve, si dhe të konditave, me theks të veçantë në funksionalitetin e objektit, si dhe në ruajtjen e rivitalizimin e ambientit.
Që në këtë fazë, theksoi kryetari Daci, duhet t’i kushtohet kujdes rregullimit të ambientit, ruajtjes dhe ripërtëritjes së vegjetacionit, dhënies së drejtimit të caktuar ujërave nëntokësorë, rregullimit të rrjedhës së ujit të pijshëm dhe rregullimit të kroit në shërbim të gjithë qytetarëve. Duke pasur parasysh se ambienti më parë ishte moçalor, Qendra Rezidenciale dhe Protokollare e Kosovës duhet të inkorporohet plotësisht në natyrën e parkut të Gërmisë, duke avancuar kushtet për shëtitoret dhe pushimoret e qytetarëve përreth dhe duke mundësuar shfrytëzimin e ujërave, rrugëve dhe ambientit në funksion të dobishëm.