Lajmet e fundit
Reagim i Kryeparlamentarit rreth intervistës në gazetën"Lajm"
, 18.08.2005
Zyra për media e Kuvendit të Kosovës është autorizuar të botojë reagimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Dacit, në intervistën e botuar në gazetën “Lajm” të datës 18 gusht 2005.
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci ka pranuar të japë një intervistë për gazetën “Lajm” me gazetarin Leonard Kërquki, ani që pak ditë më parë në këtë gazetë është botuar një shkrim, jo i bazuar në fakte, rreth sistemit të mbrojtjes së afërt të Kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës ia ka dhënë intervistën gazetarit të “Lajmit” ditën e mërkurë, më 17 gusht 2005 dhe kjo është botuar të nesërmen si intervistë e paautorizuar.
Intervista është zhvilluar e lirë, pa asnjë kufizim në pyetje dhe pa paraqitje paraprake të pyetjeve, që është normë e paraqitjeve publike të Kryetarit. Mirëpo, dinamika dhe rrjedhshmëria e bisedës, e cila është regjistruar, nuk është prezantuar e tillë në gazetë.
Në gjithë intervistën pyetjet që dalin në gazetë nuk janë identike me pyetjet e parashtruara nga gazetari gjatë bisedës, por janë të rirregulluara dhe të shtuara, ndërsa gjithashtu përgjigjet e Kryetarit të Kuvendit, nuk janë ato që i ka dhënë gjatë intervistës, por janë të shkurtuara dhe të paraqitura në kontekst tjetër.
Në shtatë pyetje, me ndryshimet e bëra, është humbur edhe karakteri i përgjigjes dhe është dhënë konotacion tjetër.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, nuk ka thënë asnjëherë që Forumi politik është ilegal, por që ky Forum nuk e ka legalitetin dhe legjitimitetin institucional.
Kryetari Daci për veprat e lexuara kohëve të fundit nuk ka përmendur fare “Dimrin e vetmisë së madhe”, por një vepër të Ali Podrimës dhe një vepër të Markezit.
Kryetari Daci nuk e ka përmendur Hashim Thaçin në kontekst me dosjet, imputimi ka qenë nga gazetari.
Për shkak të shkurtimeve intervista ka dalë shumë e varfër në pjesët për Akademinë e Shkencave, në pjesët për dosjet, në pjesët për kryetarin e LDK-së, në pjesët për Kryeministrin dhe Koalicionin qeverisës...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, konsideron se do të ishte e udhës që biseda në gazetën “Lajm” të botohej në mënyrë integrale, pa ndryshim të pyetjeve e të përgjigjeve, ndërsa në rastin kur i është bërë redaktimi dhe ndryshimet, atëherë intervista, para botimit, do të duhej të sillej për autorizim.
Duke pasur parasysh që intervista është bërë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh, rëndësinë e funksionit, misionit si dhe porositë që dalin nga kjo paraqitje publike, ky reagim i drejtohet ekskluzivisht gazetës “Lajm”dhe pronarit të saj, si dhe i shpërndahet për njoftim të gjitha mediave të tjera. Me këtë evitohen edhe gabimet e mundshme në rast të bartjes së tërësishme, apo të pjesshme të kësaj interviste në mediat e tjera.