Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti të deleguarin e posaçëm të SP të OKB-së, Kai Eide
, 18.08.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, priti sot në një takim të deleguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, z. Kai Eide.
Në qendër të vëmendjes së këtij takimi ishin çështje të realizimit të standardeve, me theks të veçantë në funksionin e Parlamentit në shoqëri dhe institucione, kontrolli i punës së ministrive dhe Qeverisë dhe procedura e miratimit të ligjeve. Në të gjitha këto procese që zhvillohen në Kosovë vërehen ndryshime shumë pozitive, në frymën e rekomandimeve të Grupit të Kontaktit dhe të sugjerimeve të z. Eide. Në këtë vështrim shënohen progrese të vazhdueshme në respektimin e standardeve demokratike evropiane.
Kur është fjala për procedurën e miratimit të ligjeve të parapara me standarde, i deleguari i posaçëm u interesua posaçërisht edhe për çështjen e nënshkrimit të tyre, të efektshmërisë në këtë aspekt, por edhe të implementimit të ligjeve. Vëmendja e bashkëbiseduesve u përqendrua edhe në rolin e pozitës dhe opozitës në Parlament dhe pozitën e kryetarit. Po kështu u fol edhe për vështirësitë në të cilat has Kosova në rrugën e plotësimit sa më të shpejtë të kushteve për të funksionuar si shoqëri demokratike. Duke bërë fjalë për debatet publike që organizohen rreth projektligjeve që hyjnë në procedurë në Parlament, në të cilat marrin pjesë edhe ministrat e lëmenjve përkatës , u konstatua se kjo formë po has në përkrahje të gjerë dhe është duke u aplikuar në punën e komisioneve të Kuvendit të Kosovës.