Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
, 19.08.2005
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga kryeparlamentari Nexhat Daci, u bë shqyrtimi dhe përcaktimi i rendit të ditës së seancës plenare të 26 gushtit të Kuvendit.
Kryesia vendosi që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të shqyrtohet Raporti për punën 100 ditore të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq sa i përket çështjes së strategjisë së energjisë së Kosovës në periudhën 2005-2015, u tha se ky material më parë duhet të shqyrtohet nga komisioni funksional i Kuvendit të Kosovës dhe atëherë të shihet se a do të shtrohet për debat në Kuvendin e Kosovës. U shqyrtua edhe propozimi i Grupit parlamentar SLKM për emërimin e anëtarit të Kryesisë, i cili u përkrah për t’u vënë në rendin e ditës së seancës së Kuvendit, por u tha se këtë propozim duhet ta bëjnë vetë deputetët e këtij grupi parlamentar në mbledhje të Kuvendit.
Në këtë mbledhje u fol edhe për përmbajtjen e seancës solemne të 5 shtatorit, e cila do t’i kushtohet Nënës Terezë.