Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës së Malajzisë në Kosovë, z. Mustafa Mansor
, 23.08.2005
Ekzistojnë mundësi e rrethana të favorshme për zhvillimin e një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet Malajzisë dhe Kosovës, pasi të dy vendet kanë resurse të ngjashme ekonomike. Në të mirë të kësaj reflektohet edhe fakti që Malajzia ka një ekonomi mjaft të zhvilluar. Ndërmjet këtyre vendeve ka edhe një ngjashmëri tjetër, duke ditur se në strukturën e popullsisë së Malajzisë janë tri konfesione.
Këto ishin disa nga konstatimet e takimit të sotëm të kryetari të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me shefin e Zyrës së Malajzisë në Kosovë, z. Mustafa Mansor. Në frymën e këtyre vlerësimeve, z. Mansor u zotua se do të angazhohet për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë ndërmjet dy vendeve. Ai premtoi angazhim konkret për të sjellë në Kosovë afaristë , të cilët do të njihen me fushat ku mund të bashkëpunojnë ekonomitë përkatëse.
Po kështu, bashkëbiseduesit u pajtuan që të nxisin edhe një bashkëpunim ndërmjet parlamenteve të Kosovës dhe Malajzisë.