Lajmet e fundit

Protestë e Komisionit për Buxhet

, 12.03.2004




Komisioni për Buxhet i Kuvendit të Kosovës sot kishte mbledhje të rregullt, por nuk e mbajti këtë në shenjë proteste dhe kundërshtimi ndaj sulmit kundër Rezidencës së Presidentit Rugova, që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Kjo u bë me propozim të deputetëve nga radhët e LDK-së, i cili u mbështet edhe nga deputetët e PDK-së, të AAK-së dhe të koalicionit “Kthimi”. Në këtë frymë, duke gjykuar këtë akt, anëtarët e Komisionit njëkohësisht shprehën revoltën edhe kundër akteve të tjera të dhunës ndaj institucioneve të Kosovës.