Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të QKDFA me seli në Gjenevë
, 25.08.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, priti sot në një takim një delegacion nga Qendra e Kontrollit Demokratik të Forcave të Armatosura, me seli në Gjenevë, në përbërje të të cilit ishin ambasadori Istvan Gyarmati dhe zonja Antje Fritz.. Me këtë rast u bë fjalë për bashkëpunimin e Parlamentit të Kosovës me këtë institucion, i cili ka përvojë të gjatë ndërkombëtare, lidhur me kontrollin e forcave ta armatosura. Bashkëbiseduesit nga Gjeneva i ofruan Parlamentit të Kosovës ndihmë në kontrollin demokratik dhe në ndërtimin e segmenteve të sigurisë, si dhe të ministrive të sigurisë dhe të drejtësisë. Po kështu ky Institut ofroi edhe ekspertë lokalë nga lëmi i sigurisë, i cili në mënyrë të përhershme do të ndihmojë komisionin përkatës, që do të formohet nga ana e Parlamentit të Kosovës. Me këtë rast ky delegacion i dhuroi kryeparlamentarit Daci librin : “Kontrolli Parlamentar i Forcave të Armatosura”.