Lajmet e fundit

Dënohet akti kriminal i vrasjes së dy serbeve të Shtërpcës

, 28.08.2005




E dënojmë ashpër sulmin kundër katër qytetarëve serbë të Kosovës në të cilin u vranë mizorisht dy qytetarë të Shtërpcës, dhe u plagosën dy të tjerë. Aktet e tilla i cilësojmë si sulme terroriste e kriminale të drejtuara kundër paqes dhe stabilitetit në Kosovë, kundër ardhmërisë së Kosovës, kundër qytetarëve të pafajshëm. Kërkojmë nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë që sa më parë të zbulojnë kryesit e kësaj vepre kriminale dhe ti nxjerrin ata para gjyqësisë duke marrë dënimet më të rënda, në mënyrë që veprat e tilla të mos përsëriten asnjëherë tjetër në Kosovë. Familjarëve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona më të thella ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim dhe kthim pranë familjeve të tyre.

Zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës