Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti gjeneralin Yves de Kermabon

, 30.08.2005




Gjenerali Kermabon ka bërë emër në historinë e Kosovës, se si gjenerali i mirë me përkushtim të veçantë i kontribuon edhe mbarë proceseve politike. Në këtë frymë fjalët e mirënjohjes i drejtohen NATO-së, por edhe vendit, nga ka ardhur ky gjeneral në këtë mision, pra Francës. Kosovës i duhen gjeneralë të kalibrit të z. Kermabon. Ky është shembulli më i mirë në historinë e operacioneve ushtarake, që dëshmon se kur ato udhëhiqen nga gjeneralë të mirë, gëzojnë edhe respekt. Gjithë kjo tregon se nuk mjafton të kesh vetëm forcë, është i nevojshëm edhe autoriteti.

Këto ishin disa nga komplimentet që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ia drejtoi COMKFOR-it të deritashëm , Yves de Kermabon , në takimin e sotëm, duke e siguruar atë se ky bashkëpunim i institucioneve të Kosovës me KFOR-in do të vazhdojë edhe me pasardhësin, gjeneralin Giuseppe Valotto. Kosova është vendi më i sigurt në Rajon, ndërsa kjo është meritë edhe e KFOR-it, theksoi në vijim kryeparlamentari Daci, duke folur për rrjedhat aktuale politike në vend.

Gjenerali Kermabon ishte i të njëjtit mendim për rezultatet që po arrihen në Kosovë, në të gjitha rrjedhat, ashtu si edhe në lëmin e sigurisë. Përkushtimi i KFOR-it për thellimin e këtyre proceseve pozitive do të jetë edhe më tutje, më se i nevojshëm. KFOR-i ka marrëdhënie mjaft të mira kooperimi me policinë e UNMIK-ut dhe TMK-në, theksoi Gjenerali Kermabon

Kryeparlamentari Daci priti gjeneralin Yves de Kermabon