Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti zëvendës asistenten e Sekretarit të Shtetit , zonjën Rosemary Di Carlo

, 05.09.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, kishte sot një takim me zëvendës asistenten e Sekretarit të Shtetit Amerikan, zonjën Rosemary Di Carlo, e cila ishte e shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës Amerikane në Kosovë, Philip Goldberg. Me këtë rast kryeparlamentari Daci duke folur për ecuritë, përparimet që po bëhen në vend, si dhe për vizionin e Kosovës në të ardhmen, theksoi se me miqtë ndërkombëtarë do të realizojmë pavarësinë e Kosovës, e cila është e panegociueshme, por të gjitha rrugët deri te kjo dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, decentralizimin dhe korpusin e mbrojtjes së të drejtave të grupeve etnike të Kosovës do të bisedohen.

Forumi politik i Kosovës, theksoi kryeparlamentari Daci, luajti rolin e vet të mirë në shtensionimin e atmosferës politike dhe në harmonizimin e unifikimin e qëndrimeve, mirëpo në çdo rast institucionet e zgjedhura me votën e popullit do të kenë edhe përgjegjësinë e marrjes së vendimeve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Raporti i Kai Eides do të jetë objektiv, se do të marrë parasysh të gjitha të arriturat e Kosovës dhe do të kontribuojë në procesin e përcaktimit të statusit final të Kosovës.

Kryeparlamentari Daci priti zëvendës asistenten e Sekretarit të Shtetit , zonjën Rosemary Di Carlo