Lajmet e fundit
Nexhat Daci dënoi plagosjen e të riut serb
, 16.03.2004
Kryetari I Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dënoi sulmin e djeshëm ndaj një qytetari të Kosovës të nacionalitetit serbë një fshat në afërsi të Prishtinës dhe kërkoi nga organet përkatëse që sa më parë kryesit e kësaj vepre të ndyrë të zbulohen dhe të përballen me gjygjësinë. Kryeparlamentari Nexhat Daci gjithashtu dënoi rastin e bllokimit të magjistralës Prishtinë Shkup nga banorët lokal, si përgjigje ndaj plagosjes me armë të të riut serb, duke konsideruar se veprimet e tilla nuk e ndihmojnë Kosovën dhe stabilitetin e saj. Në Kosovë të gjitha strukturat dhe të gjithë qytetarët duhet më shumë të angazhohen që të përmirësohet siguria e të gjithëvei dhe të garantohet qarkullimi I lirë dhe I papenguar I çdo qytetari në të gjithë territorin e Kosovës pa marrë parasyshë përkatësinë etnike apo përkatësinë tjetër.