Lajmet e fundit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shtyhet për të hënën e ardhshme

, 14.09.2005




Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur për ditën e sotme, është ndërprerë për të vazhduar të hënën e ardhshme, më 19 shtator. Shkak i shtyrjes ka qenë vërejtja e ndonjërit nga anëtarët e Kryesisë se rendi i ditës për këtë mbledhje ka qenë shumë i ngjeshur ( 42 pika), kurse jo për të gjitha pikat në shqyrtim e kanë marrë me kohë materialin e nevojshëm.

Anëtarët e Kryesisë, ndërkaq, kanë vlerësuar se Sesioni plenar i Kuvendit të Kosovës, i paraparë për 21 shtator, nuk duhet të shtyhet.

Megjithëse nuk është votuar, ka dominuar qëndrimi që Kryesia duhet të shqyrtojë edhe kërkesën e presidentit Rugova lidhur me miratimin nga Kuvendi të ekipit negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe kërkesën e grupit Parlamentar të PDK-së për thirrjen në interpelancë të kryeministrit Kosumi.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit shtyhet për të hënën e ardhshme