Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Ruse në Kosovë, Bazdnikin
, 15.09.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës ruse në Kosovë z. Sergej Bazdnikin dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, në dritën përgatitjeve për fillimin e procesit për përcaktimin e statusit të Kosovës si dhe për vazhdimin marrëdhënieve të mira ndërmjet Zyrës Ruse dhe Kuvendit të Kosovës dhe ndërmjet Kosovës dhe Rusisë.
Shefi i zyrës Ruse në Kosovës, Bazdnikin ka folur për punën që po bën ai dhe zyra, të cilën e udhëheq, për të kuptuar realitetin në Kosovë dhe për të kontribuuar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendit të tij dhe Kosovës. Ai ka theksuar faktin se ka vizituar shumë anë të Kosovës, sidomos vendbanimet e serbëve dhe është njoftuar me vështirësitë e banorëve të tyre. Bazdnikin ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zhvillime pozitive në Kosovë dhe se në Rusi pritet me interesim raporti i Kai Aides për nivelin e realizimit të standardeve për Kosovën.
Kreu i legjislativit të vendit është shprehur se synimi i shqiptarëve, por edhe i të gjitha minoriteteve të Kosovës, pos serbëve, është pavarësia, e cila, është shprehur Daci, është e pa negociushme. Ai ka thënë se institucionet, por as qytetarët Kosovës nuk duan të krijojnë shtet-geto por shtet demokratik e të hapur, me të gjitha garancitë për zhvillim të barabartë të të gjithë qytetarëve të saj. Daci këtë e ka argumentuar edhe me faktin që serbët e Kosovës, me vetëm pesë për qind të popullsisë së Kosovës, e kanë të siguruar shkollimin në gjuhën e tyre në të gjitha nivelet e deri në universitet.
Sa i përket decentralizimit, kryeparlamentari Daci ka thënë se ai do të realizohet, jo thjeshtë për të plotësuar standardet, por për interes të popullit të Kosovës.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet të shfrytëzohen mundësitë e mëdha për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Rusisë, sidomos në planin ekonomik.