Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Ulqinit, Nimani
, 15.09.2005
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fuad Nimani e ka përgëzuar kryeparlamentarin Daci, e nëpërmjet tij gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët pushimet e verës i kaluan në plazhet e Ulqinit. Nuk është fjala thjeshtë për përfitimet ekonomike të zezonës turistike, por mbi të gjitha se kështu i ruajmë e i forcojmë lidhjet shpirtërore ndërmjet shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve të Kosovës, ka thënë Nimani. Ai ka pohuar sezoni turistik i këtij viti ka qenë i begatë dhe se qytetarët e Kosovës i kanë dhënë një injeksion të fuqishëm financiar ekonomisë së Ulqinit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur për demokratizimin e raporteve në Kosovë dhe për rëndësinë e raporteve të mira ndërmjet vendeve të rajonit. Në këtë vështrim e ka parë edhe komunikimin dhe zhvillimin e lirë të popujve, pra edhe të shqiptarëve. Daci është interesuar për kushtet arsimore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi dhe përgjithësisht për nivelin e realizimit të të drejtave të tyre qytetare e kombëtare.
Ka zhvillime pozitive në çështjen e decentralizimit në Mal të Zi, po ende jo në nivelin që do t’i kënaqte qytetarët shqiptarë të atjeshëm, është shprehur Nimani, i cili ka spikatur se pa zgjidhjen e statusit të Malit të Zi, nuk mund të flitet për realizimin e kënaqshëm të të drejtave kolektive e individuale të shqiptarëve.