Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Franceze në Kosovë, Thierry Reynard
, 21.09.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës Franceze në Kosovë, z. Thierry Reynard dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe për përgatitjen institucioneve të vendit për procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
Zotëri Reynard është shprehur se Franca, si anëtare e grupit të Kontaktit, është e interesuar për unifikimin e lidershipit të Kosovës rreth bisedimeve për statusin. Ai, ndërkaq, është interesuar për procedurën e miratimit nga Kuvendi të grupit negociator të emëruar nga presidenti Rugova.
Kreu i legjislativit të vendit është shprehur se kur kemi të bëjmë me çështje madhore, siç është statusi i vendit, institucionet, por edhe qytetarët e Kosovës janë shumë unikë. Daci, ndërkaq, i ka thënë diplomatit francez se nuk është e vërtetë se lidershipi i Kosovës nuk është i gatshëm për bisedime, ndërsa ka precizuar se me Beogradin do të bisedohet për të gjitha çështjet në interes të dy vendeve, por jo edhe për statusin e Kosovës, i cili është i pa negociueshëm.