Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
, 21.09.2005
Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe për Kthim, që e kryesoi zonja Sanije Alijaj, nënkryetare e parë e Komisionit, mbajti sot mbledhje të rregullt, në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Plan-programit të punës së këtij Komisioni për periudhën shtator–dhjetor 2005.
Duke folur për Plan-programin e punës së këtij Komisioni për periudhën e cekur, u tha se ky Plan, përveç procedimit dhe shqyrtimit të projektligjeve të ndryshme me rëndësi vitale, ka për qëllim edhe organizimin e mbledhjeve si me përfaqësuesit dhe institucionet ndërkombëtare, ashtu edhe me institucionet dhe përfaqësuesit e Kosovës. Kështu, për shembull, në periudhën e fundit katërmujore të vitit vijues, anëtarët e Komisionit do të takohen me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën, z. Soren Jessen Petersen, me kryeminitrin Kosovës, z. Bajram Kosumin, me ministrin e Pakicave dhe Kthimit, z. Sllavisha Petkoviq, me ministrin e Qeverisjes Lokale, z. Lutfi Hazirin, e njëherësh do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të Policisë së UNMIK-ut dhe të Shërbimit Policor të Kosovës. Gjithashtu, është planifikuar takimi me Ombudspersonin e Kosovës, z. Marek Antoino Noëicki, me komisarin për Kthim pranë UNMIK-ut z. Kilian Kleinschmidt, me përfaqësuesit e disa zyrave diplomatike që gjenden në Kosovë, me përfaqësuesit e Seksionit për Demokratizim pranë misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me përfaqësuesit e HABITAT-it dhe të UNDP-isë.
Në bazë të Plan-programit të punës, anëtarët e Komisionit, në kuadër të vizitave të punës do t’i vizitojnë kuvendet komunale të Dragashit, të Mitrovicës, të Rahovecit, të Prizrenit dhe të Pejës. Gjithashtu, është planifikuar që në kuadër të vizitave të punës të këtij komisioni të vizitohen edhe disa shtete, si: Gjermania, Zvicra dhe Belgjika.
Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit me disa ndryshime dhe plotësime të vogla miratuan Plan-programin e punës së Komisionit për periudhën shtator-dhjetor 2005.
Në fund të kësaj mbledhjeje të rregullt, anëtarët e Komisionit miratuan unanimisht edhe kërkesën që në ekipin negociua, që do të zhvillojë negociatat lidhur me statusin final të Kosovës, të jetë patjetër një përfaqësues i komunitetit joserb dhe joshqiptar.