Lajmet e fundit

Daci priti shefen e Zyrës Suedeze, Ann Sofie Nilsson

, 23.09.2005




Në takimin njohës, të cilin e pati sot kryeparlamentrai Daci me shefen e re të Zyrës Suedeze në Prishtinë, Ann Sofie Nilsson, janë biseduar zhvillimet në Kosovë, funksionimi i institucioneve të vendit, sidomos i Kuvendit të Kosovës dhe realizimi i të drejtave të minoriteteve.

Profesor Daci e ka falënderuar Suedinë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj dhe është shprehur optimist se marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve dhe dy vendeve tona do të forcohen edhe më.

Me këtë rast shefja e Zyrës Suedeze, Ann Sofie Nilsson, ia ka dorëzuar kreut të legjislativit të vendit dokumentin e Qeverisë suedeze për strategjinë zhvillimore të bashkëpunimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, në të cilin përvijohet bashkëpunimi në lëmenj të shumtë të jetës ,si: ekonomia, kultura, arsimi etj.

Daci priti shefen e Zyrës Suedeze, Ann Sofie Nilsson