Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës
, 23.09.2005
Komisioni për buxhet dhe financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot raportin e komisionit funksional, përkatësisht Komisionit për ekonomi, tregti, industri, energjetikë, transport e telekomunikacion lidhur me Projektligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve, në të cilin i rekomandohet Kuvendit të Kosovës që të miratojë këtë variant të propozuar të Projektligjit, me të vetmen vërejtje që preambula dhe neni 53 të harmonizohen me rregullat përkatëse të Kornizës Kushtetuese.
Komisioni përkrahu këtë Raport, duke vlerësuar se pas aprovimit të këtij ligji në Kosovë do të mund të fillojë dhënia e koncesioneve.
Në këtë mbledhje u mor nisma që Qeverisë së Kosovës t’ i propozohet një Program i kursimit të shpenzimeve. Këtë çështje ky komision do ta shqyrtojë më parë, së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave , si dhe me atë të Shërbimeve Publike.