Lajmet e fundit

Vizitë e Komisionit Parlamentar për arsim... në Gjermani

, 23.09.2005




Të hënën , më 26 shtator, Komisioni për Arsim , Shkencë,Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, do të niset në një vizitë zyrtare disa ditëshe në Gjermani, përkatësisht në qytetet Berlin dhe Hanover.

Vizita realizohet nga fondacioni “Konrad-Adenauer Stiftung”, ndërsa do të trajtohen çështjet e arsimit profesional dhe mësimit afatgjatë, gjegjësisht mësimit gjatë gjithё jetёs.