Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti admiralin Harry Urlich
, 28.09.2005
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot komandantin e Forcave Detare Amerikane për Evropë, admiralin Harry Urlich, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Gjuzepe Valoto.
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe reflektimet e tyre në rajon, me theks të veçantë për përgatitjet për përcaktimin e statusit të Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshm, është shprehur kreu legjislativit të vendit, por ka shtuar se do të bisedojmë në radhë të parë me bashkësinë ndërkombëtare dhe me të gjitha palët e interesuara për modalitetet dhe rrugën e realizimit të kësaj të drejte të patjetërsueshme. Daci i ka garantuar ushtarakët e lartë se Kosova ka përvojë institucionale dhe do të veprojë institucionalisht, ndërsa për të gjitha veprimet do të ketë transparencë të plotë. Ai ka theksuar se Kosova do t’i ofrojë të gjitha garancitë ndërkombëtare për zhvillimin e papenguar të minoriteteve.
Momenti nëpër të cilin po kalon Kosova është i një rëndësie historike, i cili mund të krahasohet vetëm me atë të fillimit të bombardimeve të NATO-s, ka thënë admirali Harry Urlich.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar punën e madhe të KFOR-it, kurse kryeparlamentari Daci ka thënë se qytetarët e Kosovës e përjetojnë atë si ushti të tyre.