Lajmet e fundit

Seanca plenare ndërpritet për mungesë kuorumi

, 29.09.2005




Pasi ka filluar shqyrtimi i Projektligjit për sigurimet shëndetësore dhe është konstatuar se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar, është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, me kërkesën e kryparlamerntarit Daci për ta vazhduar të hënën e ardhshme.

Në fillim të seancës së sotme kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, jashtë rendit të miratuar të ditës e ka marrë fjalën, në fund të së cilës ka lexuar një Rezolutë për pavarësinë e Kosovës. Ai ka kërkuar votimin e saj, por ka marrë arsyetimin se dokumenti duhet të kalojë në procedurë të rregullt. Pas pauzës se deputetëve këtë e kanë pohuar edhe shefat e grupeve parlamentare.

Kur ka filluar me shqyrtimin e projektligjeve, deputetët e PDK-së janë ngritur dhe pa dhënë ndonjë arsye kanë dalë nga salla e seancave. Kjo ka bërë që numri i deputetëve në sallë të jetë i pamjaftueshëm për të miratuar projektligjet e parapara për këtë seancë.