Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti gjeneralin John Reith

, 03.10.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, kishte sot një takim me gjeneralin John Reith, zëvendësudhëheqës i Komandës së NATO-s për Evropë, i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Gjuzepe Valoto. Tema qendrore të takimit ishin rrjedhat aktuale politike në një periudhë shumë të rëndësishme të zhvillimit, nëpër të cilën po kalon Kosova. Në këtë frymë u theksua se Kosova gjendet në një fazë historike, duke marrë parasysh se ajo gjendet para përcaktimit të statusit, i cili duhet të jetë në pajtim me vullnetin e popullit.

Gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës. Përkitazi me këtë u tha se ky bashkëpunim është shumë i frytshëm. Ajo që impresionon më së shumti në këtë aspekt është fakti që KFOR-i te populli i Kosovës gëzon një popullaritet të lartë, që është rast unik në botë, që një ushtri ndërkombëtare të pritet aq mirë nga vendësit.
Kryeparlamentari Daci priti gjeneralin John Reith