Lajmet e fundit

Daci priti të dërguarin e presidentit slloven

, 21.10.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot në orët mbrëmjes të dërguarin special të presidentit slloven, Janez Dërnovshek, z. Ivo Vajgël dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, në vigjilje të përcaktimit të statusit të Kosovës.

Zotëri Vajgël i ka sjellë kreut të legjislativit të vendit një letër të presidentit Dërnovshek.

Duke e falënderuar Slloveninë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, kryeparlamentari Dac ka ritheksuar qëndrimin e tij të njohur se lidershipi i Kosovës, institucionet dhe qytetarët e saj janë fuqimisht të përcaktuar se statusi i vendit është panegociueshëm. Ai ndërkaq, është shprehur se pas fitimit të pavarësisë, do të parapëlqente implementimin e modelit shtetëror slloven. Gjithsesi një shtet me kufij të hapur, me siguri të plotë për të gjithë qytetarët dhe me garanci për zhvillim të papenguar të pakicave.

Daci priti të dërguarin e presidentit slloven