Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e Arkivit të Kosovës, Jusuf Osmani

, 26.10.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e Arkivit të Kosovës, Dr. Jusuf Osmani, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtori Gazmend Berisha dhe punonjësja shkencore, Refike Sulçesi, turkologe.

Sigurimi i dokumentacionit për popullsinë, librat kadastralë dhe pronat

Ështëbiseduar për bashkëpunimin e Arkivit të Kosovës me institucionet e vendit, sidomos për ndihmën profesionale që punonjësit e arkivit mund të ofrojnë për përgatitjet e suksesshme lidhur me bisedimet për përcaktimin e statusit të vendit. Në këtë vështrim është vlerësuar shumë i nevojshëm sigurimi i dokumentacionit për popullsinë, librat kadastralë dhe pronat, i cili gjendet në arkivat turke.

Inkuadrimii ekspertëve në faza të caktuara të bisedimeve

Duke e çmuar kontributin e ekspertëve të lëmenjve të ndryshëm lidhur me bisedimet për statusin, kryeparlamentari Daci ka paralajmëruar se edhe punonjësit shkencorë të Arkivit të Kosovës mund të involvohen në faza të caktuara të bisedimeve.

Në takim është biseduare dhe për statusin dhe trajtimin e Arkivit të Kosovës.

Është plaçkitur dokumentacioni për reformën agrare dhe kolonizimin e Kosovës

Drejtori Arkivi, Jusuf Osmani e ka njoftuar kreun e legjislativit se Arkivi i Kosovës është pranuar në Këshillin Ndërkombëtar të Arkivistëve. Ai ka folur edhe për plaçkitjen nga regjimi serb të një pjese të rëndësishme të dokumentacionit (në vitet 1990-1992), sidomos atë për reformën agrare dhe kolonizimin e Kosovës ndërmjet dy luftërave botërore. Janë marrë rreth 14 mijë kartona, të po aq familjeve të vendosura në Kosovë, me rreth 80 mijë anëtarë. Bashkë me ta janë marrë dhe bartur në Serbi edhe dokumente të shumta, të cilat dëshmojnë pronësinë e shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë, ka pohuar Osmani.

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e Arkivit të Kosovës, Jusuf Osmani