Lajmet e fundit

Debati publik lidhur me Projektligjin për edukimin parashkollor

, 26.10.2005




Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi zotëri Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, mbajti sot një Debati publik lidhur me Projektligjin për edukimin parashkollor.

Në debatin e përmendur, përveç anëtarëve të Komisionit të theksuar, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji; përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës; disa përfaqësues nga institucionet parashkollore të Prishitnës, të Gjilanit dhe të Drenasit, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve “Save of children”, “SOS-KDI” dhe të UNICEF-it.

Në fillim të këtij debati u theksua që Kuvendi i Kosovës, në mbledhjen e vet të rregullt, të mbajtur më 30.09.2005, miratoi në parim Ligjin për edukimin parashkollor dhe se, me këtë shqyrtim publik, dëshiron që para vënies në rend dite për herë të dytë të këtij ligji, me disa ndryshime, sugjerime dhe plotësime ky Ligj të marrë formë të kënaqshme, që e dëshirojnë të gjithë. Duke diskutuar lidhur me këtë Projektligj, pjesëmarrësit theksuan që deri tani në Kosovë në edukimin parashkollor janë përfshirë 50% të fëmijëve dhe se fëmijët e tillë, në procesin e mëvonshëm të arsimimit, janë shumë më të suksesshëm se sa fëmijët të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në edukimin parashkollor. Prandaj, në përputhje me këtë, në nenin 48 duhet të bëhet ndryshimi dhe që, në vend të “deri në vitin 2010 duhet të SYNOHET që fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç të jenë të përëfshirë në edukimin parashkollor”, duhet të jetë “se është e DOMOSDOSHME që fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç të jenë të përfshirë në edukimin parashkollor”. Sepse, siç u tha, në vendet e rajonit, do të thotë në shumë vende të Ballkanit, kjo tashmë që moti është rregulluar me ligj.
Debati publik lidhur me Projektligjin për edukimin parashkollor