Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini e Sport

, 27.10.2005




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё , Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot dokumentin “Vizioni dhe udhërrëfyesi për arsim në Kosovë 2005 – 2015”, të punuar nga eksperti finlandez Reijo Aholainen.

Pjesëmarrësit në një debat mjaft të frytshëm theksuan se ky vizion vjen në kohën të duhur, duke identifikuar synimet për zhvillimin më të hovshëm të arsimit, por edhe të vështirësive që e shoqërojnë. Në këtë frymë u dhanë edhe shumë sugjerime në funksion të begatimit të këtij dokumenti. Eksperti Reijo Aholainen premtoi se këto sugjerime do t’ i përfshijë në këtë material për t’ u shqyrtuar sërish në këtë komision.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për  Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini e Sport