Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Amerikane, Philip Goldberg,

, 31.10.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe përgatitjet për procesin negociator për statusin e vendit.

Zotëri Daci e ka njohur diplomatin amerikan me punën e Kuvendit të Kosovës, duke shpjeguar edhe agjendën e mbledhjes së ardhshme të Kryesisë dhe përvijuar rendin e punës së seancës së ardhshme parlamentare.

Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin e Kuvendnit për proceset politike në Kosovë. Ai, ndërkaq, e ka parë shumë të rëndësishme për ardhmërinë e vendit, unitetin politik dhe veprues të grupit negociator të Kosovës.

Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Amerikane, Philip Goldberg,