Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, uron qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit
, 02.11.2005
Të gjithë qytetarëve të besimit islam ua uroj festën e Fitër Bajramit me përgëzimin që festën e ardhshme do ta presim në Kosovën e Lirë dhe të Pavarur. Është kjo festë që përmbyll muajin e agjërimit, ku te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë vijnë në shprehje forcimi i besimit, dashuria njerëzore, solidariteti, ndihma dhe përkushtimi për të bërë punë dhe vepra të mira. E tërë Kosova në këto çaste festive me respekt të veçantë kujton të gjithë ata që dhanë jetën dhe që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, kujton gjithë ata që me dijen dhe me angazhimin e tyre vunë themelet e historisë dhe të ardhmes së Kosovës, të një shoqërie demokratike të qytetarëve të barabartë, të integruar në civilizimin evropian.
Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës që këtë festë ta kalojnë me tryezat plotë me familjet e veta, me miqtë e dashamirët në gëzime e në harmoni .