Lajmet e fundit
Nga mledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe përkujdesje sociale të Kuvendit të Kosovës
, 01.11.2005
Komisioni për shëndetësi, punë dhe përkujdesje sociale i Kuvendit të Kosovës të cilin e kryesoi zonja Fatmire Mulhaxha–Kolçaku, kryetare e Komisionit, ka mbajtur, sot, mbledhjen e rregullt në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte informata lidhur me rekomandimin e Komisionit për Qeverinë e Kosovës që në emër të Fondit për pensionistë dhe invalidë të punës të Kosovës, të lejohen mjete shtesë në shumën prej 6 milionë euro.
Në mbledhjen e përmendur përveç anëtarëve të Komisionit murrën pjesë edhe ministri për punë dhe përkujdesje sociale, z. Ibrahim Selmanaj, drejtori i sektorit të Ministrisë për buxhet dhe financa z. Agim Krasniqi si dhe kryetari i komisionit për buxhet i Kuvendit të Kosovës z. Naser Osmani.
Duke folur për pikën kryesore të rendit të ditës është thënë që duke u nisur nga ajo se në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, e cila është mbajtur me datë 07. 08 2005 dhe duke u bazuar në pikën 5 të Projektligjit për çështjet e pensionistëve, Komisioni i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që në emër të Fondit për pensionistë dhe invalidë të punës nga buxheti i konsoliduar i Kosovës të lejohen mjete shtesë në shumën prej 6 milionë euro.