Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa shqyrtoi Raportin e Përkohshëm të Buxhetit nëntëmujor të vitit 2005
, 09.11.2005
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, e ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, shqyrtoi Raportin e Përkohshëm të Buxhetit nëntëmujor të vitit 2005 të prezantuar nga ana e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa.
Në Raport theksohej se të hyrat e grumbulluara gjatë nëntëmujorit janë 463, 3 milionë euro, që paraqesin 72, 2 për qind të planit vjetor, ose 96, 2 për qind të planit për këtë periudhë. Shpenzimet e realizuara gjatë nëntëmujorit ishin 440, 2 milionë euro, që paraqet 59, 5 për qind të ndarjeve të tërësishme vjetore, ose 79, 4 për qind e planit buxhetor për këtë vit. Në totalin e e shpenzimeve nuk përfshihen pagat e muajit shtator, në shumë prej 13, 4 milionë euro. Sipas kësaj, përqindja e realizimit të planit vjetor do të ishte 61, 4 për qind, ose 98, 3 për qind e planit për këtë periudhë. Mbi bazë të këtyre të dhënave , si u tha me këtë rast, suficiti është rreth 11 milionë euro. Anëtarët e Komisionit vlerësuan se vërehet një përmirësim i dukshëm në procesin e raportimit të ecurive të buxhetit , krahasuar me periudhat paraprake.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe raporti i komisionit funksional - Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, për Projektligjin për RTK-në, me amendamente, i cili u përkrah me disa plotësime.