Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci ngushëllon familjen Sallahu
, 09.11.2005
E nderuara familje Sallahu,
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Bexhet Sallahut, biznesmenit të njohur shqiptar, njeriut i cili gjithë kohën kontribuoi në ndihmë të çështjes shqiptare.
Bexhet Sallahun e kam njohur personalisht dhe nga takimet me të kam kujtimet më të mira, për një personalitet të përkushtuar ndaj familjes, shokëve dhe miqve, për një njeri i cili përherë ishte i gatshëm të ndihmonte financiarisht dhe në mënyrat e tjera institucionet e Kosovës, që u ndërtuan gjatë viteve nëntëdhjeta, udhëheqësit politikë të Kosovës dhe institucionet e ndryshme arsimore, kulturore dhe shkencore.
E nderuara familje Sallahu,
Ju shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen me birin, babanë , vëllain... Tuaj dhe veprimtarin e kauzës kombëtare.
Nexhat Daci
Kryetar i Kuvendit të Kosovës