Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, me bashkëpunëtorë

, 11.11.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, e ka pritur sot kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyq, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe deputeti i zonës, Rifat Krasniq. Kreu legjislativit të vendit është njoftuar për sukseset, por edhe për vështirësitë e kësaj komune të re, në kuadër të projektit për pilotkomuna të reja në Kosovë.

Zotëri Bytyq e ka falënderuar kryeparlamentarin Daci për angazhimin e tij personal për krijimin e Komunës së Mamushës, me rreth 90 për qind të popullsisë turke. Ai, ndërkaq, ka shprehur falënderimin e banorëve dhe të udhëheqjes komunale për avancimin statusor të asaj pjese të Kosovës, por ka theksuar edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna, sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës.

Kryeparlamentari Daci ka shprehur optimizmin e tij për suksesin e pilotprojekteve komunale dhe është zotuar se ai do ta mbështesë Komunën e Mamushës për tejkalimin e vështirësive. Daci ka vlerësuar zellin për punë të mamushasëve dhe ka shtuar se duhen parë mundësitë të tërhiqen investimet turke në komunë dhe në gjithë vendin.

Profesor Daci ka shprehur kënaqësinë që pjesëtarët turq të Kosovës përkrahin pavarësinë e Kosovës, kurse pakicën turke në Kosovë e vlerësuar si nxitëse të bashkëpunimit të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif  Bytyq, me bashkëpunëtorë