Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ICG-së në Kosovë, Alec Andersen

, 14.11.2005




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) në Kosovë, Alec Andersen dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë dhe çështjen e Rezolutës, e cila pritet të shtrohet për miratim në seancën e 17 nëntorit.

Kryeparlamentari Daci e ka vlerësuar punën e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në raport me Kosovën dhe është shprehur optimist për ardhmërinë e vendit. Situatën politike në Kosovë, ndërkaq, e ka quajtur të qëndrueshme.

Institucionet tona, bashkë me faktorët ndërkombëtarë, do ta shpiejnë Kosovën drejt cakut të synuar, është shprehur kreu i legjislativit të vendit.

Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e ICG-së në Kosovë, Alec Andersen