Lajmet e fundit
Daci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin Rama
, 14.11.2005
Kryeparlamentari Daci ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin e Misionit të Shqipërisë në Prishtinë, ambasadorin Bashkim Rama.
Bashkëbiseduesit kanë shprehur konsiderata të ndërsjella shumë pozitive për angazhimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Misionit shqiptar për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë vështrim janë përmendur një sërë marrëveshjes ( rreth njëzet) për lëmenj të ndryshëm të jetës që e thellojnë bashkëpunimin, nxisin zhvillimin gjithëpërfshirës të të dy vendeve dhe lehtësojnë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të kapitalit.
Ambasadori Rama është shprehur se e ka kryer me sukses punën për të cilën ka ardhur në Kosovë dhe e ka lavdëruar mbështetjen e profesor Dacit për sukseset e arritura.
Daci, nga ana e tij, është shprehur optimist se pasuesi i zotit Rama, në krye të Misionit shqiptar në Kosovë, do të jetë gjithashtu i suksesshëm. Ai, ndërkaq, e ka njoftuar ambasadorin Rama se e ftuar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli, për vizitë zyrtare në Kosovë.