Lajmet e fundit
Udhëheqja e Kuvendit të Kosovës vizitoi Prizrenin dhe Shtimen
, 26.03.2004
Një delegacion i prirë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në përbërje të të cilit ishin edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit Fatmir Sejdiu e Nafije Gash dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së Sabri Hamiti, vizitoi sot kuvendet komunale të Prizrenit dhe të Shtimes. Me këtë rast ata u pritën nga kryetarët e këtyre komunave Eqrem Kryeziu e Fehmi Mujota dhe udhëheqjet e degëve të partive politike. Temë qendrore e bisedës ishte gjendja aktuale pas protestave, si dhe përpjekjet që bëhen për përballimin e saj. Gjithë kjo bëhet në pajtim me planin operativ dhe zotimet e marra në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës për sanimin e gjendjes dhe marrjen e informacioneve valide, të vërejtjeve e propozimeve konkrete të institucionalizimit të të gjitha veprimeve në të gjitha nivelet, si dhe të koordinimit të tyre për tejkalimin e gjendjes së krijuar në interes të qytetarëve të Kosovës. Gjatë këtyre takimeve u dënua dhuna e shprehur gjatë demonstratave, sidomos kallja e pronave serbe dhe e objekteve të kultit të besimit ortodoks, si dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Gjatë takimeve u arrit pajtimi për renovimin sa më të shpejtë të objekteve të rrënuara, në mënyrë që sa më parë të bëhet kthimi i serbëve e hashkalinjve në shtëpitë e pronat e tyre.
T’i kryejmë detyrat më përgjegjësi që të mos largohemi nga rruga jonë për të cilën e kemi marrë votën e popullit. Të gjitha institucionet më të larta të vendit janë unike rreth gjendjes aktuale dhe hapave që duhet të ndërmerren për kapërcimin e kësaj gjendjeje, duke vepruar në partneritet më institucionet ndërkombëtare, theksoi kryeparlamentari Daci, në këto takime. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës gjatë vizitës në Prizren vizitoi Kishën Bogorodica Levishka, e cila ka pësuar gjatë demonstratave.