Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, përgëzon Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
, 27.03.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci përgëzoi kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Prof Rexhep Ismajlin për pranimin e ASHAK-ut antare me të drejta të plota në Federatën e Akademive Kombëtare të Evropës.
Ky pranim është një mirënjohje për shkencën dhe artet kosovare është një vlerësim i punës së akademikëve kosovarë, është një pranim i përpjekjeve dhe angazhimeve tona si pjesë e kulturës dhe civilizimit evropian. Do të keni përkrahjen e shtuar dhe të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës në krijimin e kushteve që shkenca dhe arti kosovar të arrinë majat e shkencës dhe artit evropian–thuhet në telegramin e urimit që Nexhat Daci i dërgon Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Profesor Rexhep Ismajlit.