Lajmet e fundit
Kryparlamentari Daci vizitoi Pejën
, 31.03.2004
Gjendja në komunën e Pejës është mjaft stabile, por pasojat e protestave të të 17 marsit janë të ndjeshme, sadoqë më të vogla se në disa komuna të tjera të Kosovës, është shprehur Ali Lajçi, kryetar i Asamblesë Komunale të Pejës në takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Në këtë takim, në të cilin merrnin pkjesë edhe deputetët e zonës, administratoti komunal, Antony Jonson e të tjerë, Lajçi është shprehur se në rebelimin qytetarë janë reflektuar çështja e Mitrovicës, mosfunksionimi i UNMIK-ut në gjithë territorin e Kosovës, çështja e të zhdukurve dhe propaganda serbe për kantonizimin dhe ndarjen e Kosovës. Udhëheqja komunale duke duke qenë e pramnishme në protestat e qytetarëve dhe duke i kanalizuar ato, ka bërë që ditën e dytë protestat më shumë të kenë karakter të defilimit se sa të deminstratës, ka thlnë Lajçi, i cili ka deklaruar se në shkallë të III dhe IV janë dëmtuar 24 shtëpi të fshatit Bellopojë dhe një kishë ortodokse. Duke folur për nevojen e meremetimit të tyre, kryetari i Asamblesë Komunale të Pejës është shprehur se është mirë që është krijuar fondi i Qeverisë për meremetimin e shtëpive dhe kishave të djegura, por ka shtuar se komuna ka krijuar komisionin për përcaktimin e dëmeve por se nuk do të merrë pjesë në impelemntimin e projekteve konfliktuoze.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci është shprehur se edhe vetë komuna dhe qytetarëve vullnetmirë duhet të bëjnë më shumë që të meremetohen sa më parë objektet e dëmtuara të qytetarëve dhe ka garantuar se edhe në Kosovë prona është e shenjtë dhe nuk do të lejohet abuzimi. Profesor Daci ka folur edhe për dëmin që i kanë shkaktuar Kosovës protestat në planin e brebndshëm dhe atë ndërkombëtar dhe është fokusuar në vlersësimet e gabueshme të disa segmente të mekanizmave ndërkombëtar për shkaqet e protestave të fundit. Viziten e ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, Grosman, kryeparlamentari Daci e ka vlerësuar si një infizion për Kosovën dhe për daravitjen e mjegullnajave për ardhmërinë e vendit.
Numri një i Parlamentit të Kosovës e ka garantuar udhëheqjen komunale të Pejës se nuk do të ketë prolongim të pavarësisë së Kosovës, se nuk ka mënjanim në dinamikën dhe qëllimin e lëvizjes dhe se institucionet qendrore të Kosovës: Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti janë unikë në vlerësimin e gjendjes dhe perspektivën e Kosovës. Ai ka thënë se më nuk ekziston Kosova e 16 marsit as për nga naiviteti as për nga inferioriteti në raport me ndërkombëtarët në Kosovë.
Do të qëndrojmë si digë e fuqishme që të mos përseriten rrënimet, ka thënë Daci, i cili është shprehur i bindur se Kosova do të ecë në rrugën e Evropës së bashkuar.
Deputeti Gani Sadik, nga grupi parlamentar “Të tjerët”, është shprehur se Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu dhe ka shtuar se kështu duhet ta ndjejnë Kosovën edhe qytetarët e nacionalitetit serb. Ai ka theksuar se është edhe në interes të minoritetve avancimi demokratik dhe pavarësia e Kosovës.
Administratori ndërkombëtar i komunës, Antony Jonson ka vlerësuar vizitën e kryeparlamentarit Daci, në këto momente të vështira dhe ka lavdëruar punën e komisionit për vlerësimin e dëmeve të protestave në komunën e Pejës, ndërkaq, kryearin e Asamblesë komunale, Lajçi, ka inkurajuar që të angazhohet më shumë për kthimin e minoriteteve, në mënyrë që, siç është shprehur ai, të jetë udhëheqëës i gjithë popullatës. Rindërtimin e fshatit të goditur, Bellopojë, ai e ka e ka vlerësuar test të vërtetë për komunën.