Lajmet e fundit

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës udhëtoi për Budapest

, 01.04.2004




Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari Nexhat Daci, në përbërjen e të cilit marrin pjesë nga tre deputetë të forcave kryesore politike të Kosovës, ka udhëtuar sot për në Budapest të Hungarisë për të marrë pjesë në Konferencën rajonale të parlamenteve të Evropës Juglindore. Konferenca do të zgjasë nga 1-4 prill, kurse tema do të jetë “Legjislatura dhe qytetarët”. Organizator i takimit është projekti “East-West” i Ministrisë së Jashtme Holandeze, e cila edhe e financon projektin bashkë me Unionin Evropian. Marrin pjesë: përfaqësues të parlamenteve të Unionit Evropian, të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, të organizatave civile të këtij rajoni, ekspertë nga vendet e UE-së, përfaqësues të agjencive joqeveritare dhe të stafit të projektit të praktikave parlamentare lindore dhe perëndimore.