Lajmet e fundit

Parlamenti i Kosovës kundërshton Rezolutën e Serbisë

, 01.04.2004




Në vazhdën e përpjekjeve për të nxitur tensione dhe jostabilitet në Kosovë, nga jashtë, konkretisht Serbia është duke vazhduar serinë e veprimeve anti Kosovë edhe tani duke bërë një agresion të ri kushtetues ndaj saj. Kështu para disa ditësh Kuvendi i Serbisë miratoi një rezolutë për autonominë e serbëve në Kosovë.
E theksoj se ky Kuvend si dhe gjithë institucionet legjitime të Kosovës e kanë kundërshtuar dhe kundërshtojnë çdo ndërhyrje të Serbisë sa i përket Kosovës.
Kosova është ajo që vendos për rregullimin e saj të tërësishëm dhe gjithmonë sipas vullnetit të popullit të saj.
Njikohësisht i përshëndesim të gjitha reagimet kundërshtuese të bëra nga institucionet relevante ndërkombëtare kundër qasjeve të tilla që vijnë nga ana e Serbisë dhe e zyrtarëve të saj.