Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci u takua me z. Bujar Bukoshi
, 06.04.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci priti sot kryetarin e Partisë së Re të Kosovës, z. Bujar Bukoshi. Temë e këtij takimi ishte situata aktuale në Kosovë, posaçërisht përpjekjet që duhet të bëhen për të përballuar e tejkaluar gjendjen krijuar nga trazirat e 17 dhe 18 marsit. Me këtë rast u bisedua edhe për përgatitjet për zgjedhjet e reja, duke vënë në spikamë mundësitë e një bashkëpunimi më të mirë të Kuvendit me partitë që aktualisht janë jashtë Parlamentit të Kosovës.