Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin belg në Beograd

, 06.04.2004




A mund të evitohen dhe si pasojat e protestave të marsit në Kosovë, si dhe cila është përspektiva e demokracisë dhe e bashkëjetesës ndëretnike në Kosovë, ishin temat që u trajtuan në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me ambasadorin e Belgjikës në Beograd, Luc Liedaut, i cili shoqërohej nga atasheu ushtarak, koloneli Bruno Vanden Steene dhe shefi i Zyrës Belge në Prishtinë, Huguet Chantry.
Profesor Daci, ka folur për ngecjen ekonomike të Kosovës, për kompetenca të kufizuara të institucioneve të vendit dhe për aktivitetin e pamjaftueshëm të mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë në Kosovë për parandalimin e protestave të dhunshme. Duket qartas se sistemet inteligjente të tyre nuk kanë komunikuar mirë, ka thënë numri një i Kuvendit, i cili mu për këtë arsye ka kërkuar që në kuadër të policisë së UNMIK-ut të krijohet shërbimi inteligjent i Kosovës.
Daci është shprehur për domosdoshmërinë e përfundimit me sukses të administratës së UNMIK-ut dhe kalimin në shërbim këshillëdhënës. Shërbime të tilla këshillëdhënseje do të duhej të vinin edhe nga ekspertët e mekanizmave të Unionit Evropian, është shprehur Daci.