Lajmet e fundit

Komisioni pёr Shёndetёsi i Kuvendit të Kosovës vizitoi Podujevën

, 07.04.2004




Në Komunën e Podujevës veprojnë 12 qendra tё mjekёsisё familjare dhe 4 punkte shёndetёsore, ndërsa kuadri mjekёsor relativisht i plotёson nevojat e pacientëve, megjithë faktin se kjo komunë ka një numër shumë të madh të banorëve. Implementimi i mjekёsisё familjare nёpёr komuna duhet tё bёhet nё mёnyrё graduale me kthimin e specialistëve tё fushave përkatëse. Shëndetësia e këtushme ballafaqohet me epidemi siç janë: tularemia, hepatiti, meningiti, por falë angazhimit të përsonelit mjekësor këto sëmundje po përballohen me sukses. Këto ishin disa nga konstatimet gjatë vizitës së Komisioni pёr Shёndetёsi të Kuvendit tё Kosovёs, i kryesuar nga Nafiye Gas, kryetare, që i bëri Drejtoratit tё Shёndetёsisё dhe Qendrёs sё Mjekёsisё Familjare nё Podujevё, ku u pritën nga drejtorët e këtyre institucioneve Fadil Dabinovci dhe Bahri Thaçi.
Kur është fjala për çështjen e kompletimit të kuadrit mjekësor u tha se në këtë anë aktualisht ndihet mungesë e madhe e mjekёve tё gjinekologjisё.
Ndërkaq, sa i pёrket legjislacionit tё fushёs sё shёndetёsisё, pёrfaqёsuesit e institucioneve shёndetёsore kёrkuan nga anёtarёt e Komisionit qё para shqyrtimit tё ligjeve tё bёhen vizita nëpër komuna për të marrë propozime dhe vërejtje që do të shkonin në favor të nxjerrjes së ligjeve sa më të mira.