Lajmet e fundit
Daci priti edhe një delegacion të Odës Ekonomike
, 08.04.2004
Çka të bëhet që të tejkalohen ngecja e ekonomisë së Kosovës dhe vështirësitë e akumuluara sociale të popullsisë ishte tema bosht e takimit të një delegacioni të Odës Ekonomike të Kosovës, të kryesuar nga Ismail Kastrati, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Përfaqësuesit e Odës Ekonimike të Kosovës i kanë përcjellë kryeparlamentarit Daci shqetësimet e komunitetit të biznesit për ngecjen e privatizimit, politikën fiskale, vështirësitë e investimit të kapitaleve, për gjendjen e rënduar sociale, etj. Me këtë rast është folur edhe për programin për këto çështje të Odës Ekonomike që u është dorëzuar udhëheqësve kryesor vendës dhe ndërkombëtarë në Kosovë, dhe të cilën Daci e ka vlerësusuar shumë të qartë dhe të mirë.
Në takim është kërkuar mbështetja nga Kuvendi e projektit të prosperitet ekonomik të Kosovës, sidomos për mbështetjen e sektorit të bujqësisë.