Lajmet e fundit
Parlamentarët kosovarë vizitojnë Shqipërinë
, 13.04.2004
Një delegacion gjashtë anëtarësh i Komisionit për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Tomë Hajdari, kryetar, të mërkurën , më 14 prill, shkon në një vizitë 5 ditëshe në Shqipëri. Parlamentarët kosovarë do të jenë mysafirë të Komisionit për Bujqësi të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ata do të kenë takime edhe në Qeverinë e Shqipërisë dhe në subjekte të tjera të këtij lëmi, ndërsa do të vizitojnë edhe disa kapacitete prodhuese. Vizita ka për qëllim shtimin e bashkëpunimit me parlamentarët dhe me prodhuesit e Shqipërisë.