Lajmet e fundit

Tomë Hajdaraj në Kongresin e Veterinerëve të Letonisë

, 20.04.2004




Me ftesë të Qeverisë së Letonisë, kryetari i Komisionit për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Kuvendit të Kosovës, Tomë Hajdaraj merr pjesë në Kongresin e Veterinerëve, që mbahet prej 20 deri 25 prill në qytetin Riga. Hajdaraj do të ketë takime edhe me ministrin për bujqësi të këtij shteti, me kryetarin e Komisionit parlamentar për bujqësi, me drejtorin e Shërbimit Veteriner, si dhe do të vizitojë disa komplekse agrare.