Lajmet e fundit
Seanca e ardhshme e Kuvendit mbahet më 29 prill
, 20.04.2004
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen më 29 prill ( ndoshta edhe një ditë më parë) për të shqyrtuar 11 projektligje, ka vendosur Kryesia në mbledhjen e sotme e drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar.
Për herë tyë dytë do të shqyrtohen: Projektligji për energjinë, ai për Rregullartorin e energjisë dhe ai për Energjinë elektrike. Do të shqyrtohen edhe Projektligji për njësitë matëse, ai për Standardizimin, Projektligji për materialin fidanor, ai për Marrëveshjet financiare ndërkombëtare dhe ai për Kinematografinë e Kosovës.
Për herë të parë, ndërkaq do të shqyrtohen: Projektligji për parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, ai për Mbrojtjen e konsumatorëve dhe Projektligji për ndërtimet.
Në po këtë seancë do të shtrohet propozimi i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për vënie në rend dite të Standardeve për Kosovën, kurse Kryesia e ka parë të udhës që të krijohet një grup punues për përcjelljen e implementimit të Standardeve. Do të shqyrtohet edhe propozimi i Komnisionit për Tregti dhe Industri për radhitjen në seancë plenare të Raportit për gjendjen në Minierat e Kosovës dhe të Projektliogjit për Odën Ekonomike të Kosovës, i cili, siç u mor vesh nga përfaqësuesi i Qeverisë në këtë mbledhje, do të prezantohet në dy variante.
Kryesia ka vendosur që në seancën e 29 prillit të shqyrtohet edhe rekomandimi për emërimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe vërejtjet e Zyrës Ligjore të UNMIK-ut lidhur me Ligjin për bashkëpunim me Tribunalin Penal të Hagës.
Në këtë seancë ministrat do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve të shtruara në seancat e shkuara.