Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci udhëtoi sot për në Londër

, 24.04.2004




Prishtinë, më 23 prill: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka udhëtuar sot në Londër, për të marrë pjesë në konferencën në temën: “Rrethi vicioz i Kosovës – nënzhvillimet, pasiguria dhe krizat qeveritare”, e cila mbahet 23 deri më 26 prill.
Konferencën e organizon Willton Park Workshop, kurse e sponsorizojnë: Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe Zyra e Jashtme e Komunveltit.
Në këtë konferencë, në të ciën do të diskutohen aspekte të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve ballkanike dhe shefat e zyreve diplomatike në Prishtinë.