Lajmet e fundit
Daci priti kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Nadan Vidosheviq
, 03.05.2004
Bashkëpunimi ekonomik, me theks të veçantë investimet dhe pjesëmarrja në privatizimin e ekonomisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në takimin e sotëm të kretarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci me kryetarin e Odës Ekonomike të Kroacisë, Nadan Vidosheviq, të cilin e shoqëronin kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati me bashkëpunëtorë dhe përgjegjësja e Zyrës së Odës Ekonomike të Kroacisë në Kosovë, Iliriana Shehu. 
Profesor Daci e ka njoftuar mysafirin me zhvillimet në Kosovë dhe ka biseduar gjerësisht për mundësitë e aktivizimit të resurseve ekonomike dhe njerëzore të Kosovës në funksion të zhvillimit të përshpejtuar të Kosovës dhe interesit reciprok për bashkëpunim me Kroacinë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kroacisë, Vidosheviq ka shfaqur interes për investime në Kosovë dhe për pjesëmarrje në privatizimin e objekteve ekonomike të Kosovës, pavarësisht nga jehona e trazirave të marsit. Duke folur për rëndësinë e rregullativës ligjore në këtë fazë trasnzicioni të Kosovës, ndërkaq, ka vlerësuar se anëtarësimi vullnetar në Odën Ekonomike të Kosovës, sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk është zgjidhje stimuluese, sepse kështu mbrohen interesat vetëm të një grupi ndërmarrjesh, kurse për interesa të përgjithshme shteti duhet të krijojë agjenci të cilat financohen me taksa të qytetarëve.
Duke folur për resurset turistike të Kroacisë dhe mundësitë e vogla të kosovarëve për të udhëtuar në Kroaci, për shkak të regjimit të vizave, Daci ka kërkuar që Zagrebi zyrtar t’i heqi vizat për qytetarët e Kosovës.