Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci i takoi kryesuesit e komisioneve parlamentare
, 05.05.2004
Kryeari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka takuar sot kryesuesit e komisioneve parlamentare dhe ka biseduar me ta për funksionalizimin e mekanizmave të Kuvendit dhe për efikasitetin e më të madhe të komisioneve në shqyrtimin dhe amandamentimin por edhe për hartimin e projektligjeve. Profesor Daci ka shprehur brengosjen e tij për mungesën në rritje të deputetëve në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës dhe mosmbajtjen herë-herë të komisioneve parlamentare për mungesë kuorumi. Ai u ka bërë apel kryesuesve të komisioneve që deri në fund të mandatit të jenë në krye të detyrës, sepse këtë e kanë obligim nga vota e qytetarëve dhe për faktin që Grupi i Kontaktit dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë do të jenë të fokusuar në Kosovë dhe në këtë vështrim pohoi se Kuvendi duhet ta kryej me përkushtim obligimin e tij për përmbushjen e standardeve. Daci ka kërkuar që në funksion të mbarëvajtjes së punëve në Kuvendin e Kosovës, deputetët të mos u shtrohen qëndrimeve të degëve partiake.
Shumica e kryesuesve të komisioneve parlamentare janë të shprehur të kënaqur me vëllimin dhe cilësinë e punëve të komisioneve që i udhëheqin, pati të tillë që vunë në spikam dëmet që i shkakton bojkotimi i deputetëve të koaslicionit “Kthimi” dhe i ndonjë deputeti tjetër, por gati të gjithë u ankuan për kushte jo të mira të punës për mungesë zyresh, makinash, telefonash e tj.
Në këtë takim u tha se Kuvendit të Kosovës duhet t’i jepet pesha që i takon jovetëm në planin e miratitmit të ligjeve por edhe sa i përket kontrollit të Qeverisë.
Kryesuesit e komisioneve u pajtuan që një herë në muaj të raportohet në Kuvend për përmbushjen e standardeve nga ana e legjislativit të Kosovës, kurse sa i përket ndryshimeve kushtetruese u tha se propozimet janë të gatshme, por se para nxjerrjes së tyre për diskutim a miratim, duhet të bashkëpunohet me Zyrën Ligjore të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, zotit Holkeri.