Lajmet e fundit
, 05.05.2005
Flora Brovina priti një delegacion nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar
Institucionet e Kosovës duhet t’ i qasen problemit të personave të zhdukur në mënyrë shumë më serioze , e më të përgatitura, të jenë më kompetente, duke u nisur nga fakti se kjo është plaga më e rëndë që nga lufta
Daci priti shefin e Zyrës Franceze, Thierry Reinard
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot shefin e Zyrës Franceze, Thierry Reinard, dhe ka biseduar me te për detajet e vizitës së anëtarëve të Kryesisë në Asamblenë Nacionale të Francës. Anëtarët e Kryesisë takuan ambasadorin Siquier
U bisedua për zhvillimet në Kosovë, për procesin e përcaktimit të statusit, për kthimin e të zhvendosurve dhe gëzimin e të drejtave të plota të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë
Statusi duhet të përcaktohet konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe paqes dhe stabilitetit të rajonit, ka thënë diplomati spanjoll